Qeveria e Zelandës së Re ka propozuar të martën një taksë për gazrat serrë që i emetojnë fermat nga gogësima dhe urinimi i kafshëve, si pjesë e planit për mbrojtjen e klimës.
Qeveria ka njoftuar se do të bëhej vendi i parë në botë që do të zbatonte këtë taksë në kuadër të luftimit të ndryshimit klimatik, raportuan median e huaja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkzekutivi zelandez po mundohet të zbatojë masa që do të rezultonin me produkte që nuk do të dëmtonin klimën. Por bujqit menjëherë e kanë hedhur poshtë planin.
Shoqata e tyre ka thënë se me këtë taksë do të goditej industria kritike për ekonominë zelandeze.
Opozita ka kundërshtuar gjithashtu propozimin, duke paralajmëruar për rrezikun e zhvendosjes së fermave në vende të tjera.