Qeveria zvicerane po diskriminon burrat në ligjin e saj për përfitimet pensionale, ka gjetur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Vendimi do të kushtojë miliona në pagesa të papaguara dhe do të detyrojë qeverinë të rishkruajë Ligjin e Pensioneve.
Aktualisht, grave, burrat e të cilave vdesin, u paguhet pension për pjesën tjetër të jetës së tyre, ndërsa burrat marrin pagesa vetëm nëse kanë fëmijë nën 18 vjeç, raportoi BBC.
Vendimi u përqendrua në rastin e Max Beeler, një zviceran, gruaja e të cilit vdiq në një aksident në fillim të viteve 1990.
Më pas, 41-vjeçari e la punën për t'u kujdesur për dy fëmijët e tij të vegjël dhe u mbështet nga një pension për vejanët, raportuan mediat lokale.
Por në vitin 2010 pagesat e pensioneve u ndërprenë pasi fëmija i tij më i vogël mbushi 18 vjeç.
Nëse Beeler do të ishte grua, pagesat do të vazhdonin për tërë jetën e tij, pavarësisht nëse do të kishte fëmijë apo jo.
Beeler i cili ka qenë pa punë për disa vite duke u mbështetur në pension, ka ngritur ankesë ndaj vendimit.
Ajo u hodh poshtë, pasi gjykata në rajonin e tij lokal tha se ligji i njihte burrat si zot shtëpie në shumicën e familjeve.
Argumentoi se vejanët me përgjegjësi të kujdesen për fëmijë pritet të kthehet në punë sapo fëmijët të rriten, ndërkohë që nuk është e njëjta edhe për vejushat.
Rasti eventualisht u dërgua në gjykatë, ku Beeler me sukses argumentoi se është diskriminuar.
Gjykata gjeti se roli i gruas në vendin e punës ka ndryshuar, kështu që shkelej Neni 14 i Konventës Evropianë për të Drejtat e Njeriut duke diskriminuar burrat.
Tani, Beeler do ta marrë pensionin, dhe vejanët e tjerë do të mund të paraqiten për të marrë paratë e papaguara të pensionit që u takojnë si të ve.