Botë

Rreth 500 balena ngordhin nga një bllokim masiv në ishujt e Zelandës së Re

Qindra balena kanë ngordhur, pasi u bllokuan pranë ujërave të mbushur me peshkaqenë, në një ishull në Paqësorin Jugor, sipas ekipeve të shpëtimit dhe konservatorëve.

Departamenti i Ruajtjes i Zelandës së Re tha për CNN-in se rreth 500 balena u shpërndanë në Ishujt Chatham, 840 kilometra në lindje të ishullit kryesor të Jugut.

Dave Lundquist, një këshilltar teknik detar për departamentin, tha se nuk po përpiqen t’i rifusin balenat e bllokuara në ujë për shkak të rrezikut të sulmeve të peshkaqenëve si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj balenave.

Ndërkaq, balenat e mbijetuara u eutanizuan për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme, bëri të ditur ai.

“Ky vendim nuk merret kurrë lehtë, por në raste si ky është opsioni më i sjellshëm”, ka thënë Lundquist.

Daren Grover, menaxher i përgjithshëm i organizatës së shpëtimit “Project Jonah”, tha se shumica e balenave ishin tashmë të ngordhura kur dolën në breg dhe të mbijetuarat ishin në gjendje të keqe shëndetësore.

"Të kesh një numër kaq të lartë balenash në një vend është e pazakontë, por sigurisht që nuk është e padëgjuar," tha ai.

Incidenti i bllokimit masiv vjen më pak se një muaj pasi rreth 200 balena vdiqën në brigjet e Tasmanisë në Australi.