Botë

NATO-ja dënon sulmin rus mbi Kiev

Foto: Associated Press/AP
 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënoi sulmin e Rusisë mbi Kiev të hënën, derisa bëri të ditur se do të vazhdojë përkrahja për Ukrainën.

Siç raportoi BBC-ja të hënën, Stoltenberg bisedoi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, të cilit i tha se mbështetja e trupave ukrainase vazhdon “për aq kohë sa ka nevojë”.