Botë

BE-ja shton tri vende në listën e parajsave fiskale

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian shtuan të martën Anguillan, Bahamasin dhe ishujt Turks dhe Kaikos në listën e parajsave fiskale të BE-së, duke e zgjeruar listën në 12 vende, shkruan Reuters.

Ishujt Turks dhe Kaikos, pranë Bahamasit dhe Kubës, janë për herë të parë në listë. Bahamasi ishte listuar një herë më 2018 dhe më pas u hoqën, dhe Anguilla më 2020.

"Nga taksimi i drejtë i bizneseve përfitojmë të gjithë. Kjo është arsyeja pse BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë ndajnë interes të përbashkët në luftimin e erozionit të bazës tatimore dhe ndryshimit të fitimit", ka thënë ministri çek i Financave, Zbynek Stanjura, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së.

“Besoj se të 12 vendet në list[ do të përmbushin angazhimet e tyre dhe do të kryejnë reformat e nevojshme në fushën e taksave sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të fshihen nga kjo listë kur ne do ta rishikojmë atë pas 6 muajsh”, shtoi ai.

BE-ja e merr parasysh listën në vendimet e saj të politikës së jashtme kur shqyrton bashkëpunimin për zhvillim dhe marrëdhëniet e tjera ekonomike me vendet e treta.