Botë

Rusia mirëpret planin e Elon Musk “për paqe” me Ukrainën

 

Zëdhënësi i Rusisë, Dmitry Peskov, po e konsideron hap pozitiv propozimin e shefit të Teslas, Elon Musk, për “planin e paqes” ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Të hënën mbrëma, Musk postoi në Twitter një plan katërpikësh për t'i dhënë fund luftës. Sipas Peskovit, ky plan duhet të shqyrtohet, duke shtuar se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë, nuk do të përfundojë nëse Kievi i braktis negociatat, transmetoi “Newsweek” të martën.