Botë

Këshilli i Federatës ruse ratifikoi referendumet mbi rajonet ukrainase

Foto: Associated Press/AP
 

Pas Dumës, Këshilli i Federatës ruse ratifikoi katër traktate për pranimin në Rusi, të territoreve pjesërisht të pushtuara të rajoneve Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës.

BBC-ja raportoi të martën se vendimi u mor unanimisht, pasi Duma e Shtetit miratoi aneksimin. Tani vendimet për dekretim i shkojnë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.