Komisari ushtarak i rajonit Khabarovsk të Rusisë, është shkarkuar nga kjo pozitë, pasi gjysma e personelit të sapomobilizuar u dërgua në shtëpi për shkak se nuk përmbushën projekt-kriteret për luftim, ka thënë të hënën guvernatori i rajonit, Mikhail Degtyarev, shkruan Reuters.
Ai njoftoi se brenda 10 ditësh janë thirrur disa mijëra rusë për regjistrim ushtarak.
“Rreth gjysma e tyre u kthyen në shtëpi, pasi nuk përmbushën kriteret e përzgjedhjes për hyrjen në shërbimin ushtarak”, ka thënë Degtyarev në një video-postim në Telegram.
Ai shtoi se shkarkimi i komisarit Juri Laiko nga posti i tij, nuk do të cenojë planin e mobilizimit të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, i shpallur nga Putini më 21 shtator, ka çuar në pakënaqësi të qytetarëve.
Për pasojë, mijëra persona për të ikur nga vendi, ndërkohë rreth dy mijë njerëz janë arrestuar në protestat kundër luftës në më shumë se 30 qytete.