Botë

Polonia kërkon 1.3 trilionë dollarë reparacione nga Gjermania

Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau (Foto: AP)
 

Ministria e Jashtme e Polonisë ka nënshkruar një notë zyrtare për Gjermaninë më 3 tetor, duke i kërkuar pagesën prej 1.3 trilionë dollarësh në reparacione për dëmet e shkaktuara nga forcat pushtuese naziste gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, tha se nota zyrtare do t’i dërgohet Ministrisë së Jashtme gjermane. Nënshkrimi i kësaj letre vjen pak para takimit të Rau në Varshavë me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbok, e cila do të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë.