Botë

26 të vdekur nga përmbytja e rimorkios së traktorit në Indi

Descriptive Text

Rreth 26 persona kanë vdekur në Indi, si pasojë e përmbytjes së rimorkios së një traktori që po mbante 40 persona, shumica prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë, shkroi të dielën “Al Jazeera”.

Rimorkio e cila po i transportonte besimtarët hindus, ka rënë në një pellg në Ghatamput të qytetit Kanpur në veri të Indisë.

Sipas policisë, njerëzit që po transportoheshin nga kamioni, kanë qenë duke u kthyer nga një ceremoni në një tempull.

Edhe 10 persona të tjerë mbetën të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Shkaku i aksidentit është ende po hetohet.

Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij.

“Të shqetësuar nga aksidenti i traktorit që ndodhi në Kanpur. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të afërmit dhe të dashurit e tyre dhe lutjet me të lënduarit”, shkroi Modi në Twitter.