Botë

Sulm i ri ndaj autokolonës civile në Ukrainë, rreth 20 të vdekur

Foto: AP
 

Rreth 20 persona janë vrarë kur një autokolonë civile u granatua nga trupat ruse në rajonin verilindor të Kharkivit në Ukrainë, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë lokal.

Oleh Synehubov ka thënë se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, afër kufirit rus. Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht, raportoi BBC-ja të shtunën.