Botë

Rrjedhja e gazit në tubacionin rus mund të jetë shkaktuar nga qindra kilogramë eksplozivë

 

Sabotimet në tubacionet e gazit nën Detin Baltik "mund të jenë shkaktuar nga aktivizimi i disa qindra kilogramëve eksplozivë", kanë thënë Danimarka dhe Suedia në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, shkruan The Guardian.

Studiuesit norvegjezë publikuan të premten një hartë në të cilën parashikojnë se sasia e madhe e metanit që rrjedh nga tubacionet e dëmtuara Nord Stream 1 dhe 2 do të "udhëtojë" për një kohë të gjatë në Detin Baltik.