Botë

Zelensky pas aneksimit rus: Gjithçka do të jetë Ukrainë

Foto: AP
 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka siguruar ukrainasit se "gjithçka do të jetë Ukrainë", në një deklaratë të postuar përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të fillonte fjalimin e tij në Moskë, gjatë të cilit i shpalli territore ruse katër rajone të Ukrainës.

“Ne e kemi situatën nën kontroll”, ka thënë Zelensky në Telegram në përfundim të një takimi me zyrtarët më të lartë ushtarakë dhe të sigurisë të Ukrainës, raportoi CNN-i të premten.