Botë

Bideni premton rikuperimin e çdo gjëje të humbur nga uragani: Nga vetura tek unaza e martesës

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të enjten se qeveria e tij do t’i mbulojë shpenzimet e plota për pastrimin e mbeturinave dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Florida.

Ai shtoi se administrata e tij do të mbulojë shumicën e kostove për rindërtimin e shkollave dhe infrastrukturës tjetër publike të dëmtuar nga uragani Ian i cili goditi këtë zonë të mërkurën pasdite, raportoi BBC-ja të enjten.

Individët që nuk kanë sigurim të mjaftueshëm në shtëpitë e tyre gjithashtu do të marrin mbështetje, tha Biden. Qeveria e tij u ofron atyre: 37,900 dollarë për riparime në shtëpi, 37,900 dollarë të tjera për të rikuperuar sendet e humbura, e këtu sipas tij përfshihet çdo gjë "nga vetura në një unazë martese të humbur".

Bideni paralajmëroi gjithashtu drejtuesit e naftës dhe gazit që të mos përfitojnë nga kjo tragjedi dhe të rrisin çmimet për qytetarët e Floridas.