Botë

SHBA-ja i ndan edhe 1.1 miliardë dollarë për Ukrainën

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndarë 1.1 miliardë dollarë për t’i blerë Ukrainës 18 sisteme raketash HIMARS, municione shoqëruese dhe armë të tjera, raportoi Reuters të mërkurën.

Siç njoftoi Pengatoni, ka nisur procesi i kontraktimit për blerjen e armëve që do të dorëzohen në një kohëzgjatje prej 6 deri në 24 muajsh.