Një modele nga Birmania është dënuar me gjashtë vjet burgim nga një gjykatë ushtarake për postimin e fotove në faqen për të rritur “OnlyFans”, shkroi të mërkurën BBC-ja.
Siç thanë autoritetet ushtarake, Nang Mwe San, modele dhe ish-mjeke, është akuzuar para dy javësh për “dëmtim të kulturës dhe dinjitetit”.
Ajo gjithashtu kishte marrë pjesë më parë në protesta kundër ushtrisë, e cila mori pushtetin në vitin 2021 me anë të grushtshtetit.
Për pjesëmarrje në protesta dhe publikim të fotografive në rrjeteve sociale, është arrestuar edhe një modele tjetër. Thinzar Wint Kyaw do të përballet me gjyqin në tetor.
Nang Mwe San u shpall fajtore për shpërndarjen e fotografive dhe videove nudo në rrjete sociale që sipas nenit 33 (A) të Ligjit të Transaksioneve Elektronike të vendit, ky veprim mbart dënim maksimal prej shtatë vjetësh.
Vlerësohet se më shumë se 15.600 njerëz, duke përfshirë politikanen Aung San Suu Kyi, ligjvënës të tjerë, aktivistë dhe gazetarë, janë arrestuar që kur ushtria mori pushtetin.