Botë

Bideni e kërkon kongresmenen e vdekur gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë

Foto: AP
 

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri një gabim të turpshëm në një ngjarje kundër urisë të mërkurën, kur u duk se harroi vdekjen e fundit të një kongresmeneje nga Indiana dhe e thirri atë sikur të ishte një pjesëmarrëse e mundshme.

Presidenti po fliste në konferencën e Shtëpisë së Bardhë për urinë, ushqyerjen dhe shëndetin, kur thirri emrin e Jackie Walorski, një anëtare republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, që vdiq në një aksident automobilistik këtë vit.