Botë

Viktor Orbani përgëzon fituesit e zgjedhjeve në Itali

Kryeministri i Hungarisë u është gëzuar rezultateve të zgjedhjeve të fundjavës në Itali, ku partia e së djathtës ekstreme, “Vëllezërit e Italisë”, doli e para, duke hapur rrugën që një partia me rrënjë neofashiste për herë të parë të qeverisë vendin.

Viktor Orbani, i cili ka lidhje të ngushta politike me politikanët nacionalistë italianë, Matte Selvini dhe Giorgia Meloni, ka thënë se në Itali, “ka njerëz të zemëruar dhe që ndihen të mashtruar nga qeveritë” në Evropë për shkak të sanksioneve kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian.

“Lëvdata Italisë! Avanti ragazzi!” – ka theksuar Orbani në parlament.