Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, emëroi djalin dhe trashëgimtarin e tij Princin Mohammed bin Salman, kryeministër të mbretërisë, shkroi të martën Reuters.
Siç bëhet e ditur në dekretin mbretëror, Abdulaziz ka emëruar djalin e tij të dytë, Princin Khalid, ministër të Mbrojtjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtij dekreti, Ministri i Jashtëm Princi Faisal bin Farhan Al Saud, Ministri i Financave Mohammed al-Jadaan dhe Ministri i Investimeve Khalid al-Falih mbetën në po të njëjtat pozita.
Princi i kurorës deri tani ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, madje ka vite që konsiderohet udhëheqës de facto i Arabisë Saudite.
Mbreti Salman do të vazhdojë të kryesojë mbledhjet e kabinetit në të cilat ai merr pjesë.