Botë

Shkon në 76 numri i të vdekurve nga protestat në Iran

Descriptive Text

Të paktën 76 persona janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë brenda 11 ditëve protestash të dhunshme kundër vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.

Organizata iraniane për të drejtat e njeriut me seli në Norvegji, ka akuzuar autoritetet që po përdorin dhunë ndaj protestuesve.

Sipas raportimit të mediumit shtetëror, numri i të vdekurve ka shkuar në 41, përfshirë edhe disa zyrtarë policorë.

Qindra njerëz janë arrestuar në këto demonstrata, duke përfshirë edhe 20 gazetarë.

“Rreziku për torturë dhe keqtrajtimi ndaj protestuesve është serioz, gjithashtu përdorimi i municioneve ndaj tyre është krim ndërkombëtar”, ka thënë drejtori i kësaj organizate, Mahmood Amiry-Moghaddam.

Sipas tij, bota duhet t’i mbrojë kërkesat e iranianëve për të drejtat e tyre themelore.

Edhe Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut është shprehur e shqetësuar nga dhuna e përdorur nga autoritetet, si dhe ka kërkuar që të respektohet e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

Protestat po mbahen në më shumë se 80 vende të Iranit që kur Amini vdiq më 17 shtator. Ajo vdiq nga policia e moralit nën akuzën se e ka vendosur shaminë në mënyrë të pahijshme.