Botë

Putini pritet t’i zyrtarizojë të premten rajonet e okupuara si territore ruse

Foto: Associated Press/AP
 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do t’u drejtohet dy dhomave të parlamentit rus më 30 shtator (e premte), bëri të ditur inteligjenca britanike të martën.

Sipas Britanisë së Madhe, në këtë fjalim, Putini do t’i shpallë zyrtarisht rajonet e okupuara në Ukrainë si territore ruse, Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, nëpërmjet referendumeve që nisën më 23 shtator.