Botë

Sulm me kallashnikov në një qendër rekrutimi ushtarak në Rusi [VIDEO]

 

Siç raporton mediumi i pavarur rus “MediaZona”, në qytetin Ust-Ilimsk në rajonin e Irkutsk, një i ri sulmoi me kallashnikov të pranishmit në një zyrë rekrutimi ushtarak dhe video e sulmit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, përcjell të hënën portali kroat "Index.hr".

Pamjet shqetësuese tregojnë një burrë me pushkë duke qëlluar, ndërkohë një burrë shihet teksa bie në tokë, derisa shumë të tjerë shihen duke ikur.