Botë

Mobilizimi rus mund të ngadalësojë ofensivën ukrainase, por jo ta ndalë

Foto: AP
 

Synimi i Kremlinit për të mobilizuar deri në 300.000 burra për të luftuar në Ukrainë përballet me pengesa të rëndësishme dhe – edhe nëse arrihet – mund të mos e shmangë faktin që Rusia të humbasë më shumë terren ose të humbasë luftën, sipas analistëve.

Në një fjalim drejtuar kombit më 21 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi "mobilizimin e pjesshëm", që do të niste menjëherë, gati tetë muaj pasi ai filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, që me sa duket ai besonte se do ta gjunjëzonte Kievin brenda disa ditëve.