Botë

McDonald’s i rihap dyert në Ukrainë

Ndonëse jo plotësisht, kompania amerikane e ushqimeve të shpejta, McDonald’s, ka rinisur funksionimin në Ukrainë, raportoi BBC-ja të martën.

Funksionimi rifilloi në Kiev me porositë “merre me vete”, derisa restorantet pritet të hapen gjatë tetorit. Rifillimi i punës së restoranteve në kryeqytet dhe në perëndim të Ukrainës do të bëhet nëpërmjet fazave gjatë dy muajve të ardhshëm. Në mëngjesin e së martës pati radhë të gjata të klientëve që prisnin porositë.

“Pati kaos. Menjëherë 150 porosi u bënë në radhë”, rrëfeu fotografi i BBC-së që ishte në vendin e ngjarjes. Por, ushqimet e tilla amerikane nuk mund t’i shfrytëzojnë rusët.

Më 8 mars, McDonald’s i mbylli të gjitha restorantet dhe ndaloi operimin në Rusi. Rrjeti i ushqimeve të shpejta ishte jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi, me rreth 850 dyqane dhe 62 mijë punonjës.