Një grua nga New Yorku është dënuar me katër muaj burgim për shkak të një ndërhyrjeje në pjesëtarët e bordit të një aeroplani me të cilin po udhëtonte, ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë përmes një deklarate.
Kelly Pichardo ishte deklaruar më parë fajtore për akuzën, e cila është një vepër penale e klasit C.
Pichardo gjithashtu mori 36 muaj lirim të mbikëqyrur dhe u urdhërua të paguante 9,123 dollarë kompensim për American Airlines, tha departamenti në njoftim, raportoi CNN-i të mërkurën.
Dënimi është shqiptuar më 29 gusht, sipas dokumenteve të gjykatës.
"Sjellje e padisiplinuar dhe frikësuese nga Pichardo dhe i bashkëpandehuri i saj në një fluturim të American Airlines nga Dallas në Los Anxhelos në shkurt të vitit 2021, bëri që fluturimi të ridrejtohej për në Phoenix në mënyrë që të dy të mund të largoheshin nga avioni. Ata po udhëtonin në klasin e parë”, thuhet në njoftimin
E bashkëpandehura, Leeza S. Rodriguez, është planifikuar të dënohet në nëntor "në përputhje me pranimin e saj të fajësisë", tha departamenti.