Botë

Aksident i rëndë mes dy trenave në Kroaci, të paktën tre të vdekur

FOTO: Aksidenti mes dy trenave
 

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të premten në mbrëmje në Kroaci. Dy trena janë përplasur mes vete, duke shkaktuar të paktën vdekjen e tre personave e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas “Jutarnji”, një tren pasagjerësh që udhëtonte në linjën Okuçan – Novska është përplasur me një tren mallrash i cili ishte ndalur për shkak të një avarie në binarin e hapur në qytetin Rajiçi.