Botë

Burgim i përjetshëm për adoleshentin që kreu masakër në një shkollë në Malmo

 

Një 18-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy mësueseve në një shkollë të mesme në Malmo të Suedisë, gati gjashtë muaj më parë, shkruan Reuters.

Përveç dënimit me burg, ai do të duhet të paguajë rreth 93 mijë dollarë si kompensim për të afërmit e viktimave, njoftoi të enjten një gjykatë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë.