Botë

Punëtori i ministrit izraelit të Mbrojtjes burgoset se ofroi ta spiunonte tek Irani

Një punonjës që punonte për Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit është burgosur pasi kishte ofruar të spiunonte punëdhënësin e tij për një grup hakerash të lidhur me Iranin.

Omri Goren Gorochovsky u dënua me tre vjet burg nga një gjykatë izraelite pasi u shpall fajtor për përpjekje për t'i përcjellë informacione një entiteti armik. Akuzat fillestare për spiunazh u hoqën nën një marrëveshje pranimi të fajësisë, raportoi The Guardian.

38-vjeçari u arrestua nëntorin e kaluar pasi autoritetet thanë se ai kishte kontaktuar një grup të quajtur Black Shadow. Dihet pak për grupin, megjithëse aktivitetet e tij duket se janë në linjë me interesat e Teheranit. Sipas ekspertëve, Black Shadow deri më tani duket të jetë një "përpjekje për të kërkuar vëmendje" dhe jo një vjedhje të dhënash ose një operacion për të fituar para.

Gorochovsky pranoi shumicën e akuzave kundër tij por mohoi se ishte i vetëdijshëm se po ofronte t’i ndihmonte Iranit.

Sipas akuzës, atij iu kërkua të jepte informacione për ministrin Benny Gantz dhe t’ia vinte një gjurmues në kompjuterin e tij për një shumë prej 7000 dollarësh.