Dy punonjës të ambasadës ruse në Kabul janë vrarë pas një shpërthimi të eksplozivit pranë hyrjes së ambasadës, shkroi të hënën Reuters.
Nga ky shpërthim edhe 11 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, ka njoftuar Ministria e Jashtme ruse.
Siç kanë bërë të ditur organet e rendit, punonjësit u vranë nga një person që vendosi eksploziv, ndërsa i dyshuari është vrarë nga rojet e armatosura pranë portës së objektit.
"Sulmuesi vetëvrasës para se të arrinte objektivin, u njoh dhe u qëllua nga rojet e ambasadës ruse (talebanët), nuk ka ende informacion për viktima", ka thënë Mawlawi Sabir, kreu i qarkut të policisë ku ndodhi sulmi.
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, vendosi një mjet shpërthyes pranë hyrjes së seksionit konsullor të ambasadës rreth orës 10:50 të mëngjesit të së hënës në Kabul.
“Si rezultat i sulmit, dy punonjës të misionit diplomatik u vranë, ndërsa ka edhe viktima në mesin e qytetarëve afganë”, tha ministria.
Rusia është një nga vendet e pakta që ka mbajtur ambasadën në Kabul pasi talebanët pushtuan vendin më shumë se një vit më parë.
Edhe pse Moska nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve, ajo kanë qenë në bisedime në lidhje me një marrëveshje për furnizimin me benzinë dhe mallra të tjera.