Botë

Krimeja ndalon përdorimin e dronëve dhe të mjeteve piroteknike

Foto: AP/Ilustrim
 

Autoritetet e Krimesë morën vendim ta ndalojnë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe të dronëve, bëri të ditur të mërkurën kreu i gadishullit, Serhii Aksyonov. BBC-ja raportoi se ky vendim u mor për shkak të “kërcënimit së një situate emergjente që është krijuar në territorin e Republikës së Krimesë”.

Aksyonov shtoi se po shpreson në “vetëdijen dhe përgjegjësinë” e qytetarëve ndaj luftës që po zhvillohet në Ukrainë.