Botë

Miliarderi indian futet në treshen e njerëzve më të pasur në botë

 

Gautam Adani veçse ishte njeriu më i pasur në Azi. Por, tani ai është gjithashtu personi i tretë më i pasur në botë, duke kapërcyer kryetarin e LVMH (LVMHF) Bernard Arnault dhe duke u bërë personi i parë aziatik që zë këtë vend, sipas Bloomberg dhe Indeksit të Miliarderëve.

Adani, i cili drejton një nga konglomeratet më të mëdha të Indisë, tani besohet se ka pasuri rreth 137 miliardë dollarë.