Militantët islamikë janë futur në një hotel në kryeqendrën e Somalisë, Mogadishu, duke zhvilluar një betejë të armatosur disa orëshe me forcat e armatosura. Si pasojë 20 persona vdiqën, është thënë nga Policia, raporton agjencia AP.
Po ashtu 40 persona tjerë janë lënduar në sulmin e të premtes mbrëma, ndërsa janë shpëtuar shumë persona, përfshirë fëmijë, nga skena në hotelin Hayat në Mogadishu.
Sulmi nisi me një shpërthim jashtë hotelit para se personat e armatosur të futeshin brenda.
Forcat somaleze ende po luftojnë me militantët islamikë edhe gati 24 orë pas sulmit. Të shtëna me armë janë dëgjuar edhe të shtunën pasdite.
Grupi “al-Shabab”, që ka lidhje me Al-Qaidan, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Hoteli Hayat vizitohet rregullisht nga zyrtarëat e Qeverisë së Somalisë.