Botë

81-vjeçarja kapet me 5 kilogramë heroinë në aeroportin e Polonisë

poloni, heroine,
Foto: AP
 

Një daneze 81-vjeçare që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë mbi 515,000 dollarë, thanë zyrtarët në Poloni, raportoi AP.

Oficerët e doganave në aeroportin “Frederic Chopin” vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas të dielën pasi dyshuan për sjelljen e saj të pahijshme. Në fund të një valixheje të rreme u zbuluan pako me 5 kilogramë heroinë.