Botë

Së paku 5 të vdekur në Korsika shkaku i stuhive, mbi 45 mijë shtëpi pa energji elektrike

Stuhitë e forta dhe erërat të forcës së uraganit që goditën të enjten ishullin francez të Korsikës kanë lënë pa energji elektrike 45 mijë shtëpi, ndërsa së paku pesë persona kanë vdekur në këtë ishull, raporton agjencia AP.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin ka thënë të premten gjatë vizitës në Korsika se pesë persona kanë vdekur në ishull, duke e përmirësuar gabimin kur kishte thënë të enjten se kanë vdekur gjashtë persona.

Erërat në disa zona arritën shpejtësinë deri 220 kilometra në orë, ka thënë agjencia franceze e motit Meteo France.

Stuhitë në ditët e fundit janë goditur shtetet e Evropës Perëndimore, pas një vere ekstreme ku pati thatësi rekorde.

Shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore ende po vuajnë nga i nxehti i madh.

Në Korsika, një vajzë 13-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga një dru. Ndërsa kanë vdekur edhe një grua 72-vjeçare dhe një burrë 46-vjeçar.

Po ashtu janë nxjerrë nga deti trupat e një peshkatari 62-vjeçar dhe të një kajakiste.