Botë

Finlanda dyshon se avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore

Foto: AP (Ilustrim)
 

Dy avionë luftarakë rusë besohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze të enjten, tha Ministria e Mbrojtjes e Finlandës, raporton “TheDefensePost”.

Incidenti dyshohet se ndodhi nw kohwn kur vendi nordik po kërkon anëtarësimin në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.