Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 26 të vdekur nga zjarret pyjore në Algjeri

Të paktën 26 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga zjarret pyjore që kanë shkatërruar Algjerinë veriore.

Kamel Beldjoud, ministri i Brendshëm i vendit, tha se 24 vdiqën në El Tarf, pranë kufirit me Tunizinë, si dhe një nënë e bijë në Setif, raportoi BBC të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zjarrfikësit, të mbështetur nga helikopterët, po përpiqeshin të frenonin disa flakë të mërkurën në mbrëmje.

Raportet thonë se rreth 350 banorë janë evakuuar në provinca të ndryshme.

Agjencia e mbrojtjes civile tha se El Tarf ishte zona më e goditur me 16 zjarre në zhvillim.

Emrat e nënës, 58-vjeçare dhe vajzës së saj 36-vjeçare që vdiqën në Setif nuk janë bërë ende të ditur, por zyrtarët atje thanë se flakët kishin arritur në dhjetëra shtëpi dhe fshatra.

Algjeria Veriore preket nga zjarret pyjore çdo vit, me 90 njerëz që mendohet se kanë vdekur në vitin e kaluar - dhe më shumë se 100,000 hektarë pyje janë djegur.

Zjarret e fundit vijnë gjatë një vere që ka parë një numër vendesh në rajonin e Mesdheut të shkatërruar nga zjarret - veçanërisht në Evropë, me Francën, Greqinë, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë të gjitha të prekura.