Botë

Zjarrfikësit spanjollë luftojnë me zjarrin që ka përfshirë 10 mijë hektarë

 

Zjarrfikësit kanë vazhduar t’i luftojnë flakët e zjarrit në provincën bregdetare lindore Alicante, i cili ka djegur rreth 10 mijë hektarë dhe ka detyruar evakuimin e afro 1 mijë njerëzve.

Ka edhe dy zjarre të tjera aktive në provincën lindore Castellon dhe provincën verilindore të Zaragoza.