Botë

Zyrtarë rusë prapa shpinës së Putinit kërkojnë marrëveshje për fundin e luftës

Një zyrtar i lartë i Kremlinit i është afruar fshehurazi Perëndimit për të ndihmuar në përfundimin e pushtimit të Ukrainës, shkruan gazeta “Mirorr”.

Anëtari sekret i elitës së presidentit Vladimir Putin, thuhet se ka zbuluar se Kremlini është në panik dhe në mënyrë dëshpëruese dëshiron që lufta e përgjakshme të përfundojë.

Pretendimet befasuese për këtë lëvizje u bënë në një raport të shpërndarë për agjencitë perëndimore të inteligjencës.

Besohet se oficerë të lartë dhe zyrtarë të afërt me Putinin janë të alarmuar nga sanksionet perëndimore dhe pasojat që ato lanë në ekonominë e vendit.

Disa figura të Kremlinit janë gjithashtu të shqetësuara për rreziqet gjithnjë e më alarmante që po ndërmerren, siç janë luftimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Daily Mirror shkruan se kontakti është vënë sipas të gjitha gjasave me zyrtarët e CIA-s dhe se ai po merret seriozisht nga agjencitë e inteligjencës.

“Një përfaqësues i rrethit të brendshëm të Putinit i dërgoi një sinjal Perëndimit me dëshirën për të negociuar. Elita e Kremlinit po kapluar nga paniku”, thuhet në dokument.

Pretendimet e etiketojnë zyrtarin sekret si "një nga shtyllat e regjimit" në Moskë.

“Nëse dikush i afërt me Putinin e ka bërë tashmë propozimin, nuk do të ishte befasi”, ka thënë një burim i lartë ukrainas për Mirorr.