Shkrimtari britaniko-indian Salman Rushdie, libri i të cilit çoi në kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u sulmua të premten teksa ishte gati të mbante një ligjeratë në perëndim të New Yorkut, shkruan Washington Post.
Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë hyri në skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi të godiste me grushte ose me thikë Rushdien teksa ai po fliste. Autori u kap nga Policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLibri i Rushdie “The Satanic Verses” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.
Irani ka ofruar gjithashtu mbi 3 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vret Rushdien.
NOW - Salman Rushdie is stabbed on stage in New York.pic.twitter.com/qFmYE6BC5E
— Disclose.tv (@disclosetv) August 12, 2022