Një burrë i armatosur që mbajti peng një bankë për më shumë se gjashtë orë në Bejrut, sepse nuk mund të tërhiqte kursimet, është cilësuar si hero nga publiku.
Bankat në Liban kanë vendosur rregulla të rrepta se sa para mund të marrin njerëzit, në mes të një krize të thellë ekonomike.
I dyshuari hyri në bankë me një pushkë, derdhi benzinë dhe kërkoi paratë e tij të bllokuara për të paguar për faturat e spitalit.
Veprimet e tij morën mbështetjen e publikut - me turma që u mblodhën jashtë dhe brohoritnin: "Ti je një hero", shkroi BBC të premten.
Ngjarja përfundoi në mënyrë paqësore pa lëndime, pasi negociatorët arritën një marrëveshje që lejonte të dyshuarin të merrte 35,000 dollarë nga kursimet e tij.
Policia shoqëroi pengjet dhe të dyshuarin larg bankës. Zyrtarët nuk kanë thënë nëse burri do të përballet me akuza.
Raportohet se familja e të dyshuarit kishte nevojë të madhe për kursimet e tyre, me disa anëtarë të familjes që janë në spital.
Vendi është në mes të një prej krizave më të rënda ekonomike në botë në kohët moderne.
© KOHA.