Botë

I armatosuri që tentoi të futej në zyrën e FBI-së qëllohet për vdekje

 

Një burrë i armatosur i veshur me jelekun antiplumb u vra pasi u përpoq të hynte në një ndërtesë të FBI-së në Ohio, raportoi të premten BBC.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes në Cincinnati dhe u qëllua nga policia pas një përplasjeje disa orëshe në një zonë rurale.