Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka propozuar të enjten që të ndërtohet një tubacion të gazsjellësit, i cili lidh Portugalinë dhe Spanjën me Evropën Qendrore përmes Francës, shkroi e përditshmja spanjolle “El Pais”.
Sipas tij, qëllimi i ndërtimit të këtij gazsjellësi është që të ndihmojë në tejkalimin e krizës energjetike evropiane pas luftës në Ukrainë.
“Kam propozuar që ky projekt të trajtohet me homologët e mi spanjollë dhe portugez, por edhe në bisedime me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, ka thënë ai.
Kësaj deklarate i është përgjigjur Ministria e Tranzicionit Ekologjik.
“E vlerësojmë pozitivisht mesazhin e ministrit të Jashtëm. Integrimi i politikave evropiane energjetike ka avantazhe të mëdha për të gjithë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
-
Merzi zotohet të ndërtojë 50 termocentrale me gaz nëse zgjidhet kancelar i Gjermanisë
-
Gjermania kërkon trefishim të përdorimit të energjisë së ripërtërirë
-
Scholz: Siguria energjetike e Gjermanisë për këtë dimër është e garantuar
-
Spanja dhe Franca me marrëveshje të re për ndërtimin e tubacionit nënujor të gazit
-
Ekonomia më e madhe evropiane do ta përballojë krizën energjetike