Franca dhe Spanja kanë arritur një marrëveshje të re për të ndërtuar tubacion gazi nënujor nga Barcelona në Marsejë, shkroi të enjten Euronews.
Me arritjen e kësaj marrëveshjeje është anuluar një projekt tubacioni i ngelur prej kohësh, i cili do të lidhte vendet përmes Pirenejve.
Tubacioni do t’i lejojë Spanjën dhe Portugalinë – dy importuesit kryesor të gazit natyror të lëngshëm (LNG), të sjellin furnizimet e tyre të tepërta në Francë dhe vende të tjera evropiane.
LNG-ja është bërë malli më i përdorur për të zëvendësuar vëllimet e mëdha të gazit rus që Kremlini ka ndërprerë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës.
Bashkimi Evropian po përpiqet të sigurojë sa më shumë gaz natyror të lëngshëm të jetë e mundur komercialisht, në mënyrë që të kalojë dimrin pa ndërprerje të mëdha të energjisë.
Marrëveshja u njoftua të enjten nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri portugez, Antonio Costa, përpara një samiti të BE-së në Bruksel , ku kriza energjetike do të jetë tema kryesore.
Edhe
Gjermania propozon ndërtimin e tubacionit që lidh Spanjën e Portugalinë me pjesën Qendrore të Evropës
Tubacioni fillimisht do të transportojë gaz, një lëndë djegëse fosile ndotëse që kontribuon në ndryshimet klimatike, por gradualisht do të mbushet me hidrogjen të gjelbër dhe "gazra të rinovueshme".
Në të njëjtën kohë, Spanja dhe Portugalia angazhohen për të përfunduar një tjetër ndërlidhje gazi, të quajtur CelZa, midis Celourico da Beira dhe Zamoras.
Sanchez, Macron dhe Costa do të takohen sërish më 9 dhjetor për të përcaktuar detajet e financimit të projektit BarMar.
-
Rusia dhe Kina rikthejnë planet për ndërtimin e tubacionit të madh të gazit mes dy vendeve
-
Kroacia dhe Bosnja me marrëveshje për tubacion gazi, për të zvogëluar varësinë nga Rusia
-
Rusia e Kina nënshkruajnë marrëveshje për gazin
-
Presidenti i Polonisë thotë se Evropa s’duhet ta rikthejë më kurrë gazin rus