Botë

Berlusconi i kthehet politikës pas nëntë vjetësh, kandidon në zgjedhjet e ardhshme

Berlusconi i kthehet politikës pas nëntë vjetësh, kandidon në zgjedhjet e ardhshme
Foto: Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi
 

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka njoftuar të mërkurën se do të kandidojë për një vend në Senat në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, duke iu rikthyer kështu sërish politikës pas një mungese nëntëvjeçare, shkroi të mërkurën Reuters.

Miliarderi 85-vjeçar, i cili nisi një fushatë reklamimi të markave tregtare përpara shpalljes, ka udhëhequr katër qeveri që nga hyrja në politikë në vitin 1994, por u ndalua përkohësisht nga detyra pas një dënimi për mashtrim tatimor në vitin 2013.