Botë

Kina e quan SHBA-në nxitëse kryesore të krizës në Ukrainë

Foto: Presidenti i Kinës, Xi Jinping në takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin / AP
 

Kina i ka quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitës kryesorë të krizës në Ukrainë, shkroi të hënën Reuters.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, të publikuar të mërkurën, ambasadori i Kinës në Moskë, Zhang Hanhui, akuzoi Uashingtonin se po e nxit Rusinë me anë të mbështetjes për forcat që kërkojnë të lidhin Ukrainën me Bashkimin Evropian.