Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Rusia ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar për situatën në termocentralin Zaporizhzhia.

Kërkesën e Rusisë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i saj në organizatat ndërkombëtare në Vienë, Mikhail Ulynaov, raportoi BBC të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi është kërkuar të mbahet të enjten në New York.

Ulyanov ka akuzuar gjithashtu Kievin për krijimin e "pengesave dhe vështirësive artificiale" për një mision të mundshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në termocentralin bërthamor.