Tre palestinezë u vranë gjatë një operacioni ushtarak izraelit kundër militantëve të dyshuar në Bregun Perëndimor të martën në mëngjes, sipas informacioneve nga ministria palestineze e Shëndetësisë.
Mes të vdekurve është Ibrahim Al-Nabulsi, një komandant militant rajonal në veri të Bregut Perëndimor dhe objektivi i dukshëm i sulmit izraelit, raportoi CNN të martën.
Burrat e tjerë të vrarë janë emëruar nga zyrtarët e ministrisë palestineze të Shëndetësisë si Islam Sabbouh dhe Hussein Jamal Taha.
Forcat izraelite rrethuan një ndërtesë në qytetin e vjetër të Nablus të martën herët përpara se ta shënjestrojnë atë me një raketë, u bë e ditur përmes një deklarate nga zyrtarët izraelit, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri.
Brigadat Al-Quds, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik Palestinez, tha në Telegram se anëtarët e saj në Nablus ishin të përfshirë në "konfrontime të dhunshme me forcat speciale të armikut ndërsa ata sulmuan qytetin e vjetër".
Rreth 40 persona u plagosën, disa në gjendje kritike, në shkëmbimet e dhunshme, përveç tre burrave të vrarë, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Izraeli thotë se Al Nabulsi dyshohet për përfshirje në një seri sulmesh të fundit ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor.