Botë

Shpërthen një bombë në një rrugë të Kabulit, dy të vdekur

Një bombë ka shpërthyer në një rrugë të ngarkuar tregu në kryeqytetin afgan, Kabul, të shtunën, duke lënë të lënduar 22 persona dhe duke vrarë dy.

Shpërthimi ndodhi në pjesën e qytetit ku pjesëtarët e komunitetit të myslimanëve shiitë takohen zakonisht.

Pamjet treguan autoambulancat që nxitonin për në vendin e ngjarjes, që është afër stacioneve të autobusëve, raportoi The Guardian.

Ministria e Brendshme tha se ekipi hetues ishte në vend për të ndihmuar me të lënduarit dhe për të marrë të dhënat për viktimat.

Asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Të premten, tetë persona u vranë dhe 18 u lënduar në një shpërthim në Kabul të kryer nga Shteti Islamik, një grup militant mysliman suni.