Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan i ofron sërish takim Zelenskyt dhe Putinit në Turqi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë të shtunën se në bisedimet e fundit ai përsëri ofroi takim mes presidentit ukrainas Vlodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin në Turqi, shkruan AA.

"Pavarësisht vështirësive në terren, unë besoj fuqishëm se kriza ukrainase do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve. I kujtova përsëri Zelenskyt dhe Putinit se ne mund të organizojmë takimin mes tyre", u tha Erdogan gazetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të zhvillojë një dialog me Rusinë, një fqinj në Detin e Zi, në të gjitha fushat për të kontribuar në paqen rajonale dhe globale.

Presidenti turk shtoi se Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar një udhërrëfyes për bashkëpunim ekonomik dhe se synojnë ta rrisin shkëmbimin tregtar në vlerën 100 miliardë dollarë.

Erdogan ka thënë se Rusia ka një "qasje të drejtë" ndaj Turqisë kur bëhet fjalë për krizën në Siri.

Putin dhe Erdogan u takuan dje në Soçi.