Në Danimarkë u formua një parti e re politike, Partia Sintetike, politika e së cilës udhëhiqet tërësisht nga inteligjenca artificiale, shkruan portali danez TheLocal.
Partia synon të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme më 2023. Për këtë u duhen 20.182 nënshkrime, por aktualisht kanë një numër jo të mjaftueshëm nënshkrimesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia u krijua në maj nga kolektivi i artit Computer Lars me synimin për të arritur rreth 15 për qind të danezëve që nuk e ushtronin të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e mëparshme më 2019.
Ata besojnë se këta danezë nuk votuan sepse nuk u pëlqen asnjë parti tradicionale dhe se programi i ofruar nga inteligjenca artificiale është një modernizim.
Partia sintetike ka një program që beson se përfaqëson vizionet politike të njeriut të zakonshëm. Ndër propozimet e partisë është futja e një të ardhure bazë universale prej 100 mijë koronash, që është më shumë se dyfishi i pagës mesatare aktuale në Danimarkë. Ata propozojnë gjithashtu mundësinë që njerëzit dhe algoritmet të bashkëjetojnë më drejtpërdrejt se më parë.